E martë, 20 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e tyre”, Braçe lexon në Kuvend përgjigjen e ministrit: S’dua të bëj interpelancë me ty

Deputeti Erion Braçe ngriti në Kuvend shqetësimin për skadencën e përsëritur të kërkesave për marrje informacioni dhe interpelancave drejtuar institucioneve shtetërore.

Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se mungesa e përgjigjeve përbën mungesë respekti ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe ndaj rolit të deputetit, duke mos kursyer kritikat për qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvend. Deputeti lexoi edhe një përgjigje nga një ministër që i ka thënë se s’do të bëjë interpelancë me të.

Reklamë

“E kuptoj që edhe në zyra shteti ka njerëz që nuk duan ta bëjnë punën, por të kenë këtë mungesë respekti për Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht që është e tepërt. Po marr një shembull: i jam drejtuar Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe kam marrë dy përgjigje, një prej Agjencisë që thotë nuk është kompetencë imja dhe një përgjigje nga ministri që thotë “s’dua të bëj interpelancë me ty’ se nuk e kam kompetencën. E kuptoj që ka njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e tyre, unë jam këtu për të bërë punën time. Nëse kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesave s’u përgjigjet askush, më mirë na thoni mos të bëjmë kërkesë për marrje informacioni dhe interpelanca”, tha Braçe.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë