E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthim në një karburant në Tiranë, plagosen 3 punonjës

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pikë karburanti në zonën e Brrylit në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi në momentin që një automjet po furnizohej me gaz.

Reklamë

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar tre punonjës të karburantit, të cilët janë transportuar në Spitalin Universitar të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Tre të dëmtuarit, V. H., R. A. dhe A. XH., ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, ata po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe vlerësimit të mëtejshëm nga ekipi mjekësor.

Reklamë

Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një godinë njëkatëshe pranë karburantit. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë