Dy shtetas janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohen se shpërndanin doza lëndë narkotike të të gjitha llojeve.

Operacioni i koduar “MIX”, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Julian Qepa, 41 vjeç, i dënuar më parë dhe Arnela Saliu 37 vjeçe, të dy banues në Kombinat.

Në rrugën “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi J. Q. dhe kishte pasagjere Arnela Saliun.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të sipërpërmendur dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar droga të llojeve të ndryshme si cannabis sativa, kokainë, metamfetamine dhe MDMA, peshore elektronike, fishekë luftarakë, disa aparate celularë dhe një sasi të hollash.

Nga hetimet e para del se Julian Qepa, së bashku me shtetasen Arnela Saliu, merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë, cannabis sativa dhe lloje të ndryshme të drogave sintetike në zonën e “Lulishtes 1 Maji” dhe në rrugën “Komuna e Parisit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *