Subscribe

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Dibër ku babai ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Ngjarja tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kastriot, ku 15-vjeçarja ishte në gjendje të rënduar psikologjike në banesën e xhaxhait të saj. Nga hetimet paraprake u zbulua se bëhet fjalë për një rast të marrëdhënieve seksuale me persona në gjini, ku e reja E. Përgjegji, u shoqërua në komisariatin e policisë Dibër dhe në prani të psikologut, prokurorit dhe të njerkës së saj u mor në pyetje. E mitura, e cila u abuzua seksualisht ishte jetime nga nëna, ku pas vdekjes së saj, babai ishte martuar me një grua tjetër, me të cilën kishte dhe një fëmijë, përveç dy fëmijëve nga martesa e parë, fryt i së cilës ishte dhe 15- vjeçarja e abuzuar. Nga pyetjet e bëra në polici, ka rezultuar se ditën e djeshme rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar Guri Përgjegji, i cili është edhe babai biologjik ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit. Efektivat e komisariatit të Dibrës, pas më se 12 orë kërkimesh, arrestuan në orët e para të mëngjesit të sotëm, një banesë të braktisur babain monstër, i cili ishte në gjendje te renduar psikologjike. Gjithashtu, ekspertët e mjekësisë ligjorë konfirmojnë faktin se ndaj së miturës ka pasur abuzim seksual, duke hedhur poshtë pretendimin e Guri Përgjegjit se, e gjithë ngjarja është e sajuar, për t’u hakmarrë nga vajza e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *