Reperi i njohur, Lil Wayne ka troditur të gjithë fansat pas lajmit se është gjendur pa ndjenja në dhomën e një hoteli në Chicago. Ai është dërguar në spital të dielën pasi pësoi një atak dhe u gjend pa ndjenja.

 

 

 

 

 

Lil Wayne, 34-vjeç, që është shndërruar në një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, me një karrierë prej 2 dekadash, ka pësuar një tjetër atak teksa ka qënë në spital, raporton “TMZ”.

 

 

 

 

Zëdhënësi i tij ka konfirmuar në faqen e web-it të artistit që ai ka pësuar atak disa herë. Nuk raportohet në lidhje me gjendjen aktuale të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *