Gjykata Penale në Shkup dënoi këtë të hënë organizatorët e ngjarjeve të dhunshme në Parlament, të ndodhura në 27 prill të vitit 2017.

 

Togat e zeza vendosën gjashtë vite e gjysmë burgim për ish-kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, si dhe nga gjashtë vjet e tre muaj burg për ish-ministrin i Transportit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, ish-ministër i Arsimit.

 

Ndërkohë, ish-drejtori i Shërbimit Sekret, Vladimir Atanasovski u dënua me 6 vjet heqje lirie.Të akuzuarit u shpallën fajtorë për kërcënimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

 

Por, ky vendim solli reagime nga prokurorët, të cilët u shprehën se dënimet janë shumë të ulëta për një veprim të tillë. Gjykatësit e justifikuan ndëshkimin me sjelljen e mirë dhe bashkëpunimin e akuzuarve.

 

Të akuzuarit si organizatorë, kishin angazhuar strukturën partiake të VMRO-DPMNE-së në planin për sulmet. Ata lejuan turmën e protestuesve të futej brenda institucionit për të sulmuar deputetët e shumicës së re të drejtuar nga socialdemokratët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *