Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej dy ditësh masivin pyjor te Sulit.

Burime nga bashkia e Devollit bëjnë të ditur se siperfaqja e djegur është e konsiderueshme pasi vatrat kanë qënë aktive prej dy ditësh.

Mësohet se 30 forca zjarrfikse janë angazhuar duke punuar intesivisht për izolimin e vatrave ndërsa momentalisht qëndron aktive vetëm një vater.

Në një terren mjaft të vështirë,forcat zjarrfikse po bëjnë të mundur izolimin e vatres aktuale me mjete rrethanore pasi në brëndësi të pyllit nuk kanë mundur të depërtojnë mjetet zjarrfikse.

Nga ana tjeter,burime bëjnë të ditur se ditën e djeshme ka pasur vatra zjarri edhe në fshatin Miras,në afërsi të kufirit,por është lokalizuar dhe fikur në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *