Subscribe

4 makina u përfshinë nga flakët brenda 24 orëve të fundit në vend, tre prej të cilave në kryeqytet. Sipas policisë për të gjitha rastet kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

 

Në Tiranë, 2 javë pas tritolit të vendosur në njërin prej automjeteve të efektivit të krimeve në policinë e Krujës, makinës së tij të dytë i vunë flakën.

 

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një  shishe Molotov e hedhur nga jashtë banesës së efektivit 39 vjeçar. Policia tha se Murati dyshon se ngjarja e dytë ka të bëjë sërish me operacionet antikanabis të zhvilluar në Krujë e Fushë Krujë. Këtu efektivi i Krimeve të Rënda tha se kultivuesit mund ta kenë identifikuar gjatë xhirimeve të një operacioni antikanabis, i cili është transmetuar nga një TV gjerman.

 

Në këtë video Trim Murati shfaqet pa maskë.

 

 

Por ky nuk ishte i vetmi zjarr. Rreth orës 3 të mëngjesit në sallën operative të policisë mbërriti një telefonatë që lajmëronte përfshirjen nga flakët të dy automjeteve. Zjarri u regjistrua në rrugën “Shefqet Kuka” në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm në automjetin tip benz të një 30 vjecari, ndërsa flakët dëmtuan dhe një taksi të parkuar aty pranë.

 

Në Vlorë, një tjetër automjet u përfshi nga flaket. Makina ne pronësi të Shkëlqim Sinanit, ndodhej e parkuar pranë banesës së tij. Mbërritja ne kohe e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e shpejte te zjarrit ndërsa policia tha se po heton për zjarrvënie të qëllimshme, ndonëse Sinani deklaroi se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *