Policia Kufitare ne Shkodër godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të drogës. Gjatë operacionit të koduar “Bukoviç”, uniformat blu sekuestruan 4 kilogramë e 124 Heroinë, si dhe 32 kilogramë Cannabis Sativa. Ndërkohe dy trafikantet janë shpallur ne kërkim.

 

Operacioni u finalizua pas informacioneve se në vendin e quajtur “Bukoviç”, ne Malësinë e Madhe, dy persona po transportonin lëndë narkotike në drejtim të Malit të Zi.

 

Sapo kanë vene re se po ndiqeshin nga policia trafikantet kanë braktisur ngarkesën. Duke përfituar nga terreni i vështirë malor dhe me shkurre të dendura, kanë arritur ti shpëtojnë ndjekjes së uniformave blu.

 

Emrat e te shpallurve ne kërkim nuk bëhen publik për shkak të hetimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *