Kapen autoret qe grabiten pak dite me pare një nga argjendaritë ne  lagjen “Vasil Shanto” ne  Shkodër. Francesko Vukaj, 23 vjeç  nga fshati Rrenc i Shkodrës dhe bashkëpunëtori i tij Iraldo Filipi 28 vjeç, janë arrestuar nga policia.

 

Pas hetimeve  dhe pamjeve te siguruara, policia zbuloi se  Francesko Vukaj me mjetin e tij, tip Voslvagen pa targa, ka goditur qepenin e argjendarisë duke marre sende floriri. Me pas ai ka braktisur mjetin e tij dhe është larguar ne krahun tjetër te rrugës, ku e priste me makine Iraldo Filipi. Mbi ta rendon akuza e vjedhjes ne bashkëpunim dhe shkatërrimit te pronës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *