Subscribe

Ferma Vip ka zgjeruar hartën e saj gjeografike, nga rrethinat e kryeqytetit në brigjet perlë të detit Jon.

Valer Kolnikaj gjendet i vetëm në Arameras derisa të vendoset nëse do të rikthehet në Fermë, apo do te jetojë vetëm në ishull. Një javë reflektimi por edhe mbijetese, në kushte aspak të zakonta për ish-fermerin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21, në  ekranin e Vizion Plus ju pret një spektakël me të gjithë esencën e rrethanave që janë ngacmuar jo vetëm nga  televotimi i dyfishtë por edhe hyrja e re. Himena Sherifi e cila e ka ndjekur nga ekrani Fermën Vip deri në javën e gjashtë të saj, tashmë është pozicionuar në raport me konkurrentët në fermë. Si do të lexohet loja e saj në këtë fazë të garës?

Nga ana tjetër, përballë gjykimit të publikut në televotimin e hapur mbrëmjen e së premtes, gjenden gjashtë konkurrentë të cilët deri më tani e kanë treguar më së miri rëndësinë e tyre në fermën Vip. Marjana Kondi, Çiljeta Xhilaga, Florian Agalliu, Ditea Berisha Xhesika Polo apo Gloria Meshi? Cila do të jetë përballja në sfidën e dyshes më pak të votuar dhe si do të trazohet ajri i fermës me elementët e tjerë të patentës së këtij formati risi?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Për të gjitha detajet sinkronizohuni në dy kanalet e platformës digjitale Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 e po ashtu mund të ndiqni personazhet tuaj të preferuar në rrjetet sociale si dhe në kanalin zyrtar të You tube, Ferma Vip Albania. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *