Subscribe

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar për ngjarjen e shënuar pak pas mesnate në një nga pallatet e kompleksit “Fratari” në “Astir”, ku dy gra mbetën të plagosura nga shkëputja e ashensorit.

 

Në një njoftim për mediat, ISHMT sqaron se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident, nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar.  Më tej, theksohet se banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e këtij të fundit të kontraktojë një organ të miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik.

 

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e Astir, Tiranë, sqarojmë se prane ISHMT nuk rezulton ky subjekt si i regjistruar. Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT. Nga të dhenat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar. Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve. Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkepunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kesaj ceshtje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *