Subscribe

Kolegji i Gjyqtareve  Kushtetues ka  vendosur qe  shkarkimi i Ilir Metes nga posti i presidentit te Republikes te kaloje per shqyrtim ne séance plenare.

Ky është vendimi i parë që merr gjykata 4 muaj pasi parlamenti miratoi shkarkimin e kreut te shtetit Ilir Meta. Ne nje njoftim per median Kushtetuesja sqaron se  nuk ka pasur vonesa ne shqyrtimin e kesaj çështje, por ne afatet kohore ka ndikuar leja vjetore e cila për gjyqtarët është 40 dite.

Pas ketij vendimi pritet caktimi i dates se kur 7 gjyqtaret do te mblidhen në seancë për të degjuar parlamentin dhe Presidentin e Republikes Ilir Meta. Ligji për Gjykaten Kushtetuese ka nene të posaçme per shkarkimin e Kryetarit te Shtetit.

Sipas këtyre neneve duhet të pakten vota e 5 gjyqtareve që Presidenti i Republikes të shkarkohet. Por ende nuk mund te thuhet se kur do te jepet vendimi për Ilir Metqn pasi i vetmi afat qe parashikon ligji është detyrimi per publikimin e vendimit 30 dite pas zhvillimit te séances plenare.

Kjo është hera e pare që Gjykata Kushtetuese do të vendose për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës.

Në daten 9 shtator partia socialiste duke shfrytezuar pranine e opozites së re në parlament, miratoi me 104 vota pro shkarkimin e Presidentit të Republikes Ilir Meta.

Motivi kryesor I shkarkimit të Metës ishte sjellja e tij gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas mazhorances kryetari i shtetit me deklaratat e tij nxiti dhune dhe konflikt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *