Deputeti i PD, Tritan Shehu deklaroi se arsyeja se përse Rama po sulmohet nga opozita shqiptare dhe ajo greke për ngjarjet e Bularatit është për faktin se po i shkatëron qëllimisht marrëdhëniet miqësore me fqinjët.

 

Në një postim në “Facebook”, Tritan Shehu duke u ndalur tek deklarata e Ramës, e akuzoi këtë të fundit se fajin duhet ta kërkojë tek vetja dhe jo tek “qiriet Kadrinj”.

 

Sipas Shehut, Rama e shoqëroi ngjarjen e Bularatit me disa dekalrata të papërshtatashme dhe jo etike.

 

“Ankohet Kryeministri se po sulmohet nga Shqiperia e nga Greqia…!! Ne fakt keshtu mund te jete, por jo pa aresye. Aresyeja qendron jo vetem tek ngjarjet e Bularatit, por ne nje vazhde 6 vjecare te tij e te Qeverise se tij ne maredheniet shqiptaro-greke. Ndodh keshtu kur artificialisht, mbasi ke trumbetuar per “zero probleme me fqinjet”, i shkaterron qellimshem e ne menyre aventureske ato maredhenie e me tej kur je i detyruar te “miqesohesh” shkon (apo te cojne) ne tryeze i “kapitulluar”. E njejta skeme edhe per ate ngjarje, qe kishte ne zanafille indokrinimin ekstremist te te ndjerit, por qe Kryeministri e shoqeroi me disa deklarata aspak te pershtateshme dhe jo etike, qofte si reagim te tij edhe ndaj atyre prononcimeve te matura e vizionare, qe ne ate mori ekstremizmash kerkuan te vendosnin aresyen.Ai vertet ato dite tentoi te marre rolin e te “fortit”, por perseri jo me shume se mbas 48 oresh u detyrua te veshi petkun e “kapitulluesit”!! Pra fajin Kryeministri duhet ta kerkoje ne radhe te pare te vetja e politikat e tij, e jo tek “qiriet Kadrinj”….”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *