SHBA regjistroi një tjetër rekord vdekjesh nga Covid 19 24 orët e fundit. 2290 persona humben jetën duke e rritur në 34.800 numrin total të viktimave.

I lartë mbetet dhe numri i të infektuarve i cili ka shkuar në 678 mijë.

Por pavarësisht ngjitjes së kurbës, Presidenti Donald Trump u dha guvernatorëve një udhërrëfyes që parashikon tre faza dhe që do të ndihmojë shtetet e tyre të rimëkëmben nga situata e vështirë ekonomike e shkaktuar nga pandemia.

Plani parashtron “një qasje me faza dhe të matur” për të rikthyer aktivitetin normal në vendet që kanë një

sistem të fortë testimesh, dhe që shënojnë ulje të rasteve të reja.

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Vendi ynë po vuan, e gjithë bota po vuan. Administrata ime përgatiti planin që lejon guvernatorët të rihapin vendet e tyre. Do ta rifillojmë jetën sërish. Izolimi i zgjatur rrezikon të shkaktojë kosto serioze për shëndetin publik. Ndaj po fillojmë përsëri ringjalljen e jetës ekonomike dhe se ky do të jetë një proces gradual. Disa shtete do të mund të rihapen më shpejt se të tjerët. Amerika dëshiron të jetë e hapur dhe amerikanët dëshirojnë të njëjtën gjë. Mbyllja kombëtare nuk është zgjidhje e qëndrueshme afatgjate”

Faza e parë sipas planit të kreut të Shtëpisë së bardhë rekomandon ruajtjen rreptësishtë të distancës fizike për të gjithë qytetarët.

E dyta inkurajohen që distanca sociale të mbetet në maksimum dhe nuk do të lejohen tubimet me më shumë se 50 persona. Në këtë fazë është parashikuar rifillimi i udhëtimeve.

Ndërsa në fazën e tretë parashikohet kthimi në normalitet për shumicën e amerikanëve.

Por demokratët e kanë kundërshtuar planin e Trump. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e cilësoi atë të paqartë dhe të paqëndrueshëm, ndërsa ka sugjeruar prodhimin dhe shpërndarjen e sa më shumë testeve në të gjitha shtetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *