E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 48 minuta më parë
Bota

Xi i premton Putinit mbështetjen, presidenti rus: Bashkëpunimi ynë nuk është kundër askujt

Presidenti kinez Xi Jinping i premtoi mbështetje homologut të tij rus Vladimir Putin teksa ky i fundit u prit me nderime në vizitën e tij në Pekin.

Të dy burrat shkëmbyen një shtrëngim duarsh të ngrohtë, treguan pamjet e transmetuara nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Në fund të takimit me mediat e pranishme, zoti Xi e siguroi zotin Putin se vendi i tij synon të ruajë gjithmonë një marrëdhënie fqinjësie të mirë, miqësie dhe bashkëpunimi të bazuar në besimin reciprok. Ai theksoi se niveli ku është marrëdhënia nuk është arritur lehtë dhe duhet bërë përpjekje për ta ruajtur atë.

Presidenti kinez shtoi se qeveria e tij është e gatshme të forcojë marrëdhëniet me Rusinë, të bashkëpunojë me të për zhvillimin dhe rinovimin e dy shteteve, si dhe të promovojë paqen dhe më shumë drejtësi në nivel ndërkombëtar.

Nga ana e tij, zoti Putin vlerësoi bashkëpunimin praktik të dy vendeve, i cili “nuk është i drejtuar kundër askujt”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë