Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione për çdokënd që nxit dhunën në Sudan.

 

Këshillatari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë , Jake Sullivan, bëri me dije se ata që nxisin dhunë gjithashtu do të privohen dhe nga vizat amerikane.

Uashingtoni do të shpallë gjithashtu një këshillë të rishikuar udhëtimi për Sudanin.

 

Sullivan nuk dha detjae mbi sanksionet që SHBA po shqyrton dhe as nuk specifikoi se kush do të synohej.

“Konflikti i vazhdueshëm në Sudan midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë është një tragjedi që tashmë ka marrë shumë jetë dhe duhet të ndalet,” tha Sullivan. “Këto masa synojnë të mbajnë përgjegjës ata që janë përgjegjës për minimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Sudan”, shtoi ai.

 

Qindra njerëz janë vrarë që nga lufta civile që shpërtheu në Sudan më 15 prill. Të larguarit brenda vendit vlerësohen në 1.2 milionë ndërsa 400,000 kanë ikur në vendet fqinje për të ikur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *