E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

SHBA, në rrezik nga uragani “Irma”

Zonat e përmbysura në Teksas dhe Luiziana të SHBA-ve janë ende duke vuajtur pasojat e uraganit “Harvey”, ndërsa Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara ka dhënë alarmin se uragani “Irma” do të godasë ishuj të ndryshëm të Karaibeve.

 

Shteti amerikan i Floridës dhe Porto Riko kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Shumë shkolla janë mbyllur ndërsa qendrat e strehimit mund të strehojnë mbi mijëra persona. Autoritetet kanë dhënë alarmin se uragani pritet të shkaktojë dëme të mëdha materiale, ndërsa niveli i ujit mund të rritet deri në 3 metra mbi nivelin.

 

Reklamë

Mediat raportojnë se uragani fryn erëra që arrijnë deri në 220 km në orë dhe ka gjasa të forcohet në 48 orët e ardhshme. Irma mendohet se do të godasë fillimisht ishujt Leeward, që do të përfshihen nga erëra kërcënuese dhe reshje të rrëmbyera shirash. Uragani Irma vjen në një kohë që mijëra banorë në Teksas dhe Luiziana vazhdojnë të përballen me pasojat që la uragani Harvey. Mijëra banorë u evakuuan ndërsa  dhjetëra të tjerë mbetën të vdekur për shkak të vërshimeve.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë