Subscribe

Programi i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara ka dhuruar këtë të premte pajisje për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, të cilat arrijnë vlerën rreth 170 mijë dollarë.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Yuri Kim u shpreh se SHBA-të do të jenë gjithmonë në krah të Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe se pajisjet e dhuruara për Policinë e Shtetit synojnë që të rrisin rezultatet e Policisë së Shqipërisë në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimeve ndërkufitare.

”Faleminderit për këtë mundësi që të ndaj disa ide të rëndësishme. Demokracia, mbrojtja dhe biznesi janë parësore për SHBA në Shqipëri. Dhurimi i këtyre armëve moderne me vlerë afro 170 mijë dollarë, synon ndalimin e trafiqeve të paligjshme, dhe e bëjnë se pse dëshirojmë që Shqipëria të jetë, mëse e sigurit, në interes të aleatëve. Kur flasin shqiptarët janë kostot e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka organizata që kanë filluar veprimet. SPAK ka nisur me veprimet. Kjo do ishte e pamundur pa bashkëpunimin e Policisë dhe SHBA. Shpresojmë që përpjekjet të bëhen më efikase. Në kohët në të cilën jetojmë krimi zakonisht është ndërkufitar, ndërkombëtar. Duhet të themi se angazhimi i një pjesë është e rëndësishme, që të gjitha agjencitë ligjzbatuese duhet të bashkëpunojnë së bashku. SHBA do t’iu mbëshesin, jemi partnerët tuaj”, deklaroi Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *