Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë arritur një marrëveshje, që synon t’i kundërvihet kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.

 

Ajo përfshin një angazhim të ri të SHBA-së për të vendosur një nëndetëse të armatosur bërthamore në Korenë e Jugut, për herë të parë që nga fillimi i viteve 1980.

 

Në një konferencë të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë mes Biden dhe homologut të tij, Yoon Suk Yeol, presidenti amerikan përshëndeti aleancën mes dy vendeve.

 

“Sot jam krenar të them zoti president mendoj se partneriteti jone është gati të përballoj çdo sfidë me të cilën mund të përballemi. Ne e shohim atë në IndoPaqësorin ku aleanca jonë eshte pika kyçe e sigurisë dhe prosperitetit rajonal. Një sulm bërthamor nga Koreja e Veriut kundër SHBA-së apo aleatëve dhe partnerëve të saj është i papranueshëm dhe do të rezultonte në fundin e çfarëdo regjimi që do të merrte një hap të tillë”

 

Ndër të tjera, presidenti i Koresë së Jugut deklaroi se aleanca është vendimtare për paqen.

 

“Dy vendet tona kanë rënë dakort për konsultime të menjëhershme dypalëshe presidenciale në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut dhe premtuan të përgjigjen me shpejtësi, në shkallë të gjerë dhe me vendosmëri duke përdorur forcën e plotë të aleancës, përfshirë armët bërthamore të Shteteve të Bashkuara”.

 

Në fund të një darke shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Joe Biden ftoi homologun korean të këndonte këngën American Pie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *