Këngëtarja e famshme kolumbiane ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me ish-partnerin Gerard Piqué dhe sakrificat që bëri për të mbajtur familjen e saj të bashkuar.

Ajo tha për Times UK për mënyrën sesi e vendosi karrierën dhe pasionet e saj në fund për të mbështetur Piqué dhe karrierën e tij si futbollist.

“Për një kohë të gjatë e kam pezulluar karrierën time për të qenë në krah të Gerardit, në mënyrë që ai të luajë futboll. Ka pasur shumë sakrifica për dashurinë”.

Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” dhe futbollisti spanjoll u takuan për herë të parë në vitin 2010, gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj “Waka Waka”. Çifti u ndan pas 12 vitesh në qershor 2022, prindër të dy djemve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *