Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga...

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për...

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet...

Shpërthim në një bar në Moskë, tre të vdekur...

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu...

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen:...

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi kuqezi e...

Shahini: 2019-ta një vit me shumë sfida për arsimin e lartë

27 Shtator 13:40

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini mori pjesë në “Takimin XIV Vjetor Ndërkombëtar” të Institutit Alb-Shkenca (IASH) me temë “Kërkimi Shkencor në Hapësirën Mbarëshqiptare dhe Roli i Diasporës Shkencore”, aktivitet 2-ditor i organizuar në bashkëpunim me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën.

 

Aktiviteti mbledh bashkë kërkues shkencorë dhe studiues shqiptarë nga e gjithë bota në një platformë të gjerë, ku paraqiten arritjet më të reja të studimeve të tyre në fushat përkatëse të ekspertizës duke ofruar mundësinë e shkëmbimit shkencor mes studiuesve shqiptarë dhe atyre në Diasporë dhe krijimin e një ambienti të favorshëm për forcimin e marrëdhënieve midis institucioneve akademike shqiptare dhe atyre të huaja.

 

Në fjalën e saj, ministrja Shahini ka shprehur besimin se mënyra e vetme për të zhvilluar shtetet e vogla si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe gjithë Ballkani Perëndimor është duke kombinuar dijen dhe eksperiencën e pjesëtarëve të diasporës dhe me punën e përkushtimin e institucioneve arsimore në Shqipëri.

 

Gjithashtu ajo ka nënvizuar faktin rreth 20 pjesëtarë të kabinetit të ministrisë dhe administratës kanë studiuar dhe punuar në vende të ndryshme të BE dhe janë kthyer që të japin kontributin e tyre në Shqipëri, prandaj dhe migrimi i rregullt nuk mund të shihet si tragjedi kombëtare.

 

Shahini ka cilësuar vitin 2019-të si një vit me më shumë sfida për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri.

 

“Siç e dini, e mbyllëm vitin 2018-të me një protestë të studentëve. Ata me të drejtë kërkuan kushte më të mira nëpër universitete, kërkuan tarifa më të ulëta, por në thelb kërkesa e studentëve ishte kërkesë e një gjenerate të tërë që nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Kjo gjeneratë e mijëvjeçarit nuk e di se çfarë do t’iu sjellë e ardhmja, për sa i përket zhvillimit ekonomik, punësimit të tyre dhe sfida që vjen nga kjo për politikë-bërësit është se si t’i përgatisin këta të rinj për një të ardhme të pasigurt”

 

Ajo ka përmendur disa nisma konkrete, ndër të cilat është biblioteka digjitale, e cila për herë të parë është vënë në përdorim për të gjithë studentët dhe kërkuesit shkencorë në Shqipëri.

 

 “Kemi ndarë për herë të parë një buxhet më serioz për infrastrukturën kërkimore, për universitetet publike. Janë rreth 2 milionë Euro që kemi shpërndarë për të gjitha universitetet publike në bazë të projekteve që ata kanë sjellë”

 

Ajo ka nënvizuar edhe rëndësinë e themelimit të një grupi konsulentësh pranë agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit që do të ndihmonte në përthithjen e më shumë fondeve të BE-së në dobi të Shqipërisë.

 

Angazhimi i Diasporës shkencore dhe profesionistëve të kualifikuar është potencialisht i rëndësishëm pasi kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen dhe zhvillimin e sektorëve prioritarë të Shqipërisë në lehtësimin e procesit të integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në kapacitetin përthithës të fondeve të alokuara nga BE.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
arsim Besa Shahini Investime Kërkim Shkencor qeveri

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e diel, sa do të shkojnë temperaturat

më shumë...

Kthim në vendin e vuajtjes së dënimit, Kardinali Ernest Troshani mban Meshën në burgun e Spaçit

më shumë...

Temperatura deri në 41 gradë Celcius, si parashikohet moti për sot

më shumë...

Tirana Central Park, një adresë e re që bashkon cilësinë e jetës me vlerën e investimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:53

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon...

10:47

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama...

10:13

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin...

9:57

Të shtëna me armë pranë Urës së...

9:40

Shpërthim në një bar në Moskë, tre...

9:02

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet...

8:48

Më nervozë dhe të paduruar, çfarë ndodh...

7:50

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

7:02

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von...

6:59

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi...

6:42

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi...

6:09

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e...

6:01

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në...

5:47

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen...

5:39

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

5:12

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për...

5:06

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri...

4:49

Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët...

4:46

Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë...

4:27

“Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit...

Më të klikuarat

  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një...
  • Zjarr në dy banesa në Berat, flakët rrezikuan një objekt mon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.