Subscribe

Për thuajse dy dekada drama shqiptare po lëngon në dramën e vet. Sa herë regjisorët zgjedhin një tekst a autor shqiptar sallat nuk mbushen, ashtu sikurse ndodh me veprat e autorëve të huaj.

 

Kjo u vu re edhe në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit. Nga 14 shfaqje, vetëm 4 prej tyre u vlerësuar me çmime, e të gjitha ishin vepra të huaja. Përjashtim bëri vetëm “Gomari i Babatasit”. Sipas njohësve të artit, ka një sërë arsyesh pse nuk shkruhen më vepra të mira në shqip.

 

Sipas Xhepes edhe ata që duan të shënojnë emrin në këtë periudhë të errët të teatrit shqiptar, përpiqen shumë pak.

 

Përtej Festivalit mbarëkombëtar të Teatrit, një tjetër përpjekje artistike për t’i dhënë zë veprave shqiptare është edhe ajo e teatrit të metropolit. Në “Metrofest” i jepet zë autorëve shqiptarë titujt e të cilëve kanë zënë pluhur në arkiva. Sfida është e madhe edhe në këtë rast.

 

E megjithatë njëzëri të gjithë thonë se më mirë pak se asgjë. Misioni: “Të ftojmë publikun të na ndjekë” mbetet ende shumë i vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *