“Nëse ata nuk kanë më bukë, le të hanë brioshë”. Këtë herë jo Marie Antoinette e Francës, por është qeveria serbe, e cila, duke parafrazuar mbretëreshën e dikurshme të Francës nga përtej Alpeve, vendosi të përdorë rakinë, një pije tradicionale në Ballkan, kuptohet të distiluar, për të përmbushur kërkesën gjithnjë e në rritje për dezinfektues dhe për përdorim mjekësor.

9.119 shishe me raki apo “grapa serbe” autoritetet e Beogradit ia dhuruan spitalit në Krusevac, në juglindje të vendit dhe Kryqit të Kuq vendas. “Grapa Ballkanike” u kap në një operacion policor në 2005 dhe qëndronte prej kohësh e bllokuar në një magazinë.

Mirëpo në këtë situatë kur alkooli është kaq jetik për dezinfektim, u vendos që ajo të distilohej dhe të futej në përdorim.

Rakija në gjendjen e saj “normale” nuk është e përshtatshme për dezinfektimin e vendeve të punës dhe sipërfaqeve, por qeveria e Beogradit ka raportuar se ka arritur një marrëveshje me një fabrikë të pijeve alkoolike që do të trajtojë distilimin falas për ta kthyer këtë sasi kaq të madhe rakije të sekuestruar para 15 vitesh në alkool të pastër në 70 gradë.

Jo më kot thuhet që rakija përdoret për njëmijë e një gjëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *