Subscribe

Këto janë pamjet e stallës qe ishte përgatitur si magazine per grumbullimin dhe tharjen e hashashit. Policia e Vlorës sekuestroi 324 kg kanabis sativa te fshehur ne nje stalle ne Tragjas, ndërsa antidroga arrestoi në flagrancë një person e shpalli ne kërkim një tjetër. Fillimisht në stallë u zbuluan 269 kg kanabis, kurse 55 të tjera u gjetën në banesën e personit të arrestuar 25-vjecarit Aldrin Ramadani. Stalla me kanabis ndodhej para banesës së një 54-vjecari, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohe në një tjetër operacion në Tiranë policia gjeti një sasi prej 80 kg kanabis si dhe disa arme. Gjatë operacionit në fshatin Kllojkë u arrestuan edhe dy persona. Ne prangat e policisë përfunduan Xhelal Biraci, Shahe Biraci, ndërsa u shpall ne kërkim djali i Xhelalit Gentjan Biraci. Fare pranë vendit ku u gjet lënda narkotike policia sekuestroi dhe disa armë automatike. Edhe ne piken kufitare te Qafe Thanës policia kufitare gjeti te fshehur ne motorin e nje automjeti tre kilogram kanabis dhe u arrestua drejtuesi i mjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *