Subscribe

Pas skandalit të Karaburunit një tjetër skemë mashtrimi është zbuluar në zonën e Zvërnecit. Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 89 hektarë tokë me vlerë rreth 110 milionë euro sipas çmimeve zyrtare, e dyshuar se është përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Raimond Mesi. Sipas organit te akuzës, edhe në këtë rast skema e përdorur është e njejtë te fallsifikimit te dokumenteve ne skandalin e Karaburunit madje edhe personat e përfshire janë po ata. Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka kërkuar caktimin e sekuestros preventive mbi këtë sipërfaqe, kërkesë e cila është pranuar nga ana e Gjykatës së Vlorës. Kjo sipërfaqe prej 89 hektarësh në zonën e Zvërnecit është regjistruar në hipotekën e Vlorës, në bazë të dokumenteve të falsifikuara dhe nëpërmjet një procesi gjyqësor per njohje prone, tërësisht fiktiv. Me vendim gjykate, Raimond Mezi është njohur si pronar i tokës në vitin 2003 dhe ky vendim rezulton te jete dhënë nga gjyqtari Skerdilajd Konomi i vrare ne nje atentat me mine telekomanduar teksa udhëtonte me makinën e tij. Por sipas Prokurorisë e Vlorës në kohën e dhënies së vendimit Konomi nuk ka qenë fare gjyqtar.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *