Kendall Jenner është e vetmja nga familja Kardashian që ende nuk është bërë mama. Pavarësisht kësaj, supermodelja u shpreh gjatë një interviste për ‘Vogue’ se në një të ardhme të afërt, e shihte veten të martuar dhe duke qenë se ishte në një lidhje me Ben Simmons, të gjithë menduan se bëhej fjalë për të. Sipas raportimeve, Kendall dhe Ben i kanë dhënë fund lidhjes në fillimin e kësaj javë, pothuajse në të njëjtën kohë që është publikuar dhe intervista.

 

‘Cosmopolitan’ shkruan se Kendall jo vetëm që nuk po e vuan ndarjen nga basketbollisti, por madje po shijon beqarinë e saj, bashkë me mikeshën e ngushtë Bella Hadid, në një jaht diku në Monaco. Sipas burimeve, Kendall ka kaluar një kohë shumë të mirë në ‘Cannes’, është socializuar dhe ka njohur miq të rinj dhe nuk duket aspak e shqetësuar për Ben. Me siguri këto fjalë do jenë pak të rënda për Ben, megjithatë nuk e dimë nëse do ketë ndonjë reagim nga ai./Tring

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *