Subscribe

Gjigandi i teknologjisë, Samsung ka pezulluar shitjen e telefonave Galaxy Note 7 pas verifikimit te disa rasteve te shpërthimit te baterive gjate, apo pas karikimit te tyre. Kane qene përdorues te këtyre telefonave qe kane postuar ne internet foto dhe video, qe tregojnë sesi kane përfunduar ata. Megjithatë, klientët qe kane blere keto telefona do te kenë mundesi te pajisen me smartphone te tjerë. Pas konstatimit te 35 rasteve te problemeve me baterinë, kompania koreano-jugore vendosi tërheqjen e ketij modeli telefoni nga tregu. Ne deklaratën e saj thuhet se siguria e klientëve është prioritet absolut. Ndërsa ky vendim do te sjelle probleme ne treg, Samsung angazhohet te ofroje produkte te cilësisë maksimale. Bllokimi i shitjes se modelit Galaxy Note 7 vjen pak kohe nga hedhja ne treg e këtij modeli, nga i cili jane shitur 2,5 milionë. Telefonat jane shpërndare ne dhjete vende, por bateritë jane siguruar nga kompani te ndryshme. Ky nuk është nje lajm i mire per kompaninë, pasi rivali i Samsung, Apple pritet te prezantoje javën e ardhshme nje model te ri iPhone. Ne muajin korrik Samsung njoftoi se kaloi pritshmërite me te ardhura rekord per tremujorin e fundit persa i përket shitjes se smartphoneve. Edhe ne gjysmën e dyte te vitit kompania ka parashikuar rritje te kërkesës per smartphona dhe tableta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *