I gjithë opinioni publik u trondit nga tragjedia e ditës së diel, ku mes 4 viktimave, ishte dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, i cili jetonte me nënën dhe vëllanë, pasi babai i ishte ndarë nga jeta vite më parë.

 

Në rrjete sociale, empatia ishte e madhe, ndërsa nuk munguan mesazhet e shumë shqiptarëve që dëshironin të ndihmonin financiarisht familjen e 20-vjeçarit.

 

Një prej personave që ka shkruar me lot e me dhimbje, është mësuesja e gjimnazit të Musaenit, Valdete Gjyrezi. Ajo është e shokuar nga ngjarja, e teksa i shpreh ngushëllimet familjes, ka shkruar dhe një elegji për të ndjerin.

 

“Musaeni yne

 

Sec e veshi e ema

 

Dhander per kte dite

 

Le te gzoje i shkreti

 

Ti bashkohet shoqerise

 

Se ndau per mje bluze

 

As per nje kollare

 

Ishte veshur bukur

 

Lezet per ta pare

 

Ja kishin dhuruar

 

Te gzohej jetimi

 

Gzoi e vallzoi

 

Deri ne 11

 

Se neser fillonte

 

Pune si kamarjer

 

Gezimi tij i pare

 

Sa te merrte rrogen

 

Nenes ai me vrap

 

Doren do ja shendonte

 

Por kur gzon fukarai

 

Kur u ba zein

 

E martoi me plumba

 

Kostumi i mbet i ri

 

Nuk e besun shoket

 

Nuk e besoi shkolla

 

Musaeni mire

 

Qe nuk tremb as “sorra”

 

Ah mor Musaen

 

Sa zemra trishtove

 

Kalove pandemin

 

E plumbin se mashtrove

 

Nuk ishte faji jot

 

Ishte fati zi

 

S’te ndihmoi drejtesia

 

Por te bani kurban

 

Dhe kjo asht padrejtsi

 

Qofsh i xhenetit biri yne,

 

Ti o djal i ri

 

“Jam e shokuar.. Nga mbramja e matures ne diten ma te kobshme te tij Ishte jetim, i varfer pa celular por shum social, i dashtun me te tan Qofte i xhenetit Ngushellime familjes”, shkruan mësuesja e tij në rrjete sociale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *