Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 May 2025
Vizion fokus

SPAK merr zyrtarisht nën hetim Erion Veliajn dhe Ajola...

Merz pas vendosjes së trupave gjermane në Evropën Lindore:...

U ekzekutua me plumb në kokë, shqiptari telefonoi familjen...

Rama: Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do...

Po kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet shoferi

Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar në Greqi

Irani: SHBA do të mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon...

Rrëzohet aeroplani në San Diego, përfshihen nga flakët 15...

Gonxhe: Bashkia e ka kryetarin! Kandidati më i votuar...

Berisha: “Tren bullgar” në Elbasan! Kreu i PD thotë...

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

23 Prill 14:50

Forca ruse kanë filluan të tërhiqen nga rajoni Nagorno-Karabak i Azerbajxhanit, ku kanë qenë të vendosura si trupa paqeruajtëse prej përfundimit të një lufte më 2020, njoftuan zyrtarët e të dyjave vendeve të martën.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Gjatë një konference me gazetarë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i konfirmoi raportimet për tërheqjen e trupave ruse, por nuk dha hollësi të tjera.

Hikmet Hajiyev, shefi i administratës presidenciale të Azerbajxhanit për politikë të jashtme, e konfirmoi tërheqjen e trupave ruse gjithashtu, duke thënë se u bë me pajtim dypalësh të të dyja vendeve.

Hajiyev nuk tregoi pse po tërhiqeshin forcat ruse, por prania e tyre ka qenë e panevojshme duke qenë se Azerbajxhani e mori nën kontroll të plotë këtë rajon vitin e kaluar.

Rajoni Nagorno-Karabak ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë deri në luftën e vitit 2020, pas të cilës Azerbajxhani mori nën kontroll pjesë të rajonit.

Ajo luftë përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, sipas të cilës u vendosën rreth 2.000 trupa paqeruajtëse në pjesët e Karabakut që mbaheshin ende nga armenët. Detyrat e tyre ishin të siguronin kalime paqësore në rrugën e vetme që e lidhte Nagorno-Karabakun me Armeninë.

Por, Azerbajxhani filloi ta bllokonte këtë rrugë në fund të vitit 2022, duke pretenduar se armenët po e përdornin atë për transportim armësh dhe për kontrabandë me minerale, ndërsa forcat ruse nuk ndërhynin.

Pas disa muajve mungesë ushqimi dhe barnash në Nagorno-Karabak për shkak të bllokadës, Azerbajxhani e kreu një ofensivë vetëtimë në shtator 2023, duke i detyruar autoritetet armene në Nagorno-Karabak të kapitullonin, pas vetëm një dite bisedimesh nën ndërmjetësimin e forcave ruse.

Pasi Azerbajxhani e mori kontrollin e plotë në Nagorno-Karabak, i cili kishte një popullsi prej rreth 120.000, më shumë se 100.000 armenë etnikë të rajonit ikën.

Azerbajxhani u kishte bërë thirrje të qëndronin dhe ishte zotuar se të drejtat e tyre njerëzore do të mbroheshin. /REL

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
nagorno karabak Rusia

Nga e njëjta kategori

Merz pas vendosjes së trupave gjermane në Evropën Lindore: Jemi të vendosur të mbrojmë territorin e NATO-s

më shumë...

Irani: SHBA do të mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon objektet bërthamore

më shumë...

Rrëzohet aeroplani në San Diego, përfshihen nga flakët 15 shtëpi, evakuohen banorët

më shumë...

Vriten dy izraelitë në Uashington, autori,një radikal i majtë, pas arrestimit: Çlironi Palestinën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:17

A jeni pjesë e listës? Tre shenjat...

6:09

Si të ngadalësoni procesin e plakjes

5:56

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të...

5:20

SPAK merr zyrtarisht nën hetim Erion Veliajn...

5:18

Kallas u bën thirrje partive në Kosovë:...

4:58

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

4:55

Merz pas vendosjes së trupave gjermane në...

4:52

U ekzekutua me plumb në kokë, shqiptari...

4:48

Rama: Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë...

4:41

Po kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë,...

4:27

Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar në...

4:11

Irani: SHBA do të mbajnë përgjegjësi nëse...

3:58

U dënua me 25 vite burg për...

3:44

Rrëzohet aeroplani në San Diego, përfshihen nga...

3:37

U kapën me doza kokaine dhe kanabisi,...

3:32

Testimi për klasat e pesta, mbi 27...

3:22

Një shtatore për Laver Bariun, Përmeti nderon...

3:19

Nis gjyqi për drejtorët e “5D”, ish-zyrtarët...

3:11

Celibashi hedh poshtë akuzat e PD: KQZ...

3:05

Gonxhe: Bashkia e ka kryetarin! Kandidati më...

Më të klikuarat

  • Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do...
  • Ndërron jetë ish-kreu i Kadastrës Artan Lame
  • VIDEO/ Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, banorët...
  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: E pabesueshme, ngushëll...
  • U ekzekutua me plumb në kokë, shqiptari telefonoi familjen p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services