Subscribe

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u takuan pasditen e se martës në bruksel me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli.

 

Ne fokus të bisedimeve ishte mbështetja e shqipërisë në marrjen e dritës jeshile për çeljen e negociatave.

 

Kryetari i Parlamentit Europian tha se Parlamenti Europian është i qartē në qëndrimet e tij.

 

 “Kemi ndjekur progresin që është bërë dhe reformat, e duhet të vazhdohet me  këtë ritëm sepse kjo është pjesë e procesit të aderimit në familjen e madhe europiane. Raportet e BE-së dhe shumë vendeve të tjera, e sidomos me Shqipërinë janë të ngushta dhe janë konsoliduar në të gjitha fushat e bashkëpunimit dhe kjo të bën të mendosh që do kemi një të ardhme të përbashkët dhe ky fakt për opinionin publik dhe qytetarët tanë jep një mesazh të qartë e të rëndësishëm”.

 

Sassoli theksoi se çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike dhe një stimul për të gjithë Ballkanin Perëndimor. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *