Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se mbrëmjen e djeshme ka goditur me thikë një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kadri Roshi”.

Sipas njoftimit të policisë, u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

34-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *