Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me Delegacionin e Parlamentit Europian.

 

Në takimin e zhvilluar Ruçi ka theksuar se objektivat për integrimin po shkojnë drejt përmbushjes pasi reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses.

 

Ruçi tha para delegacionit se reforam në drejtësi ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve.

 

“Objektivat për integrimin drejt përmbushjes. Reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses. Vettingu, jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë. Në qershor, organet e reja të sistemit në funksion të plotë.  Reforma ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve Reforma elektorale, paketa e depozituar në Kuvend.”

 

Kreu i Kuvendit u ndal edhe tek situata e tensionuar politike në vend. Ai tha se parlamenti është legjitim pasi vjen nga zgjedhje të ndershme dhe se ato janë cretefikuar nga 100% e numëruesve të opozitës.

 

Ruçi tha gjithashtu se opoizta ka folur më shumë se mazhoranca në Kuvend dhe se gëzon të drejta të plota.

 

“Parlamenti legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet e 2017 të certifikuara nga 100% e numuruesve  të opozitës. Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend. Kuvendi në dispozicion të opozia. Opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja. Basha ka fol dy orë më shumë se Kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *