19 kg Canabis Sativa janë sekuestruar nga policia e Krujës në kuadër të operacionit “Derveni 2”,

 

Fillimisht u morën informacione se një shtetas në fshatin Derven ushtron veprimtari të paligjshme në fushën e lëndëve narkotike.

 

Kjo gjë vuri në lëvizje policinë duke e goditur këtë rast dhe duke  arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin A. Gj., 50 vjeç.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 19 kg lëndë narkotike e dyshuar Canabis Sativa, tre aparate celularë dhe DVR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *