Subscribe

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të reagojë pas rritjes së çmimeve nëpër farmaci dhe mungesës së produkteve që kërkojnë më së shumti qytetarët për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Me anë të njoftimi për mediat, “Konkurrenca” tha se ka një rritje të pajustifikueshme të çmimeve dhe për këtë arsye ka nisur hetimet ndaj depove farmaceutike.

 

“Nga verifikimi në terren konstatohet se:  tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë (rrjeti farmaceutik); rritje e pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve (depo farmaceutike dhe rrjeti i farmacive).”

 

Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga depot farmaceutike dhe farmacitë të mos abuzojnë me çmimet.

 

“Ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve që veprojnë në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë (importues, depo farmaceutike dhe farmaci) të materialeve paramjekësore, të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi. b. Me qëllim shmangien e abuzimit në zinxhirin e tregtimit, detyrimin e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska.  c. Aplikimin e çmimeve të orientuara drejt kostos dhe publikimit e tyre në faqet zyrtare të internetit të ndërmarrjeve apo në kanalet e tjera të komunikimit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *