Subscribe

Ndryshe nga ditët e fundit, këtë të enjte kemi pasur një rritje të rasteve të reja me Covid-19. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetesise, 82 persona kanë rezultuar pozitiv ne testet për Covid-19 që janë kryer në 24 orët e fundit.

Bëhet e ditur se në total së fundmi janë bërë 401 testimë në shumë qytete të vendit. Shumica e të infektuarve të rinj edhe këtë herë janë shënuar në Tiranë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit, gjithnjë sipas Ministrisë së Shendetesisë, janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19 në Shqiperi, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

Testime totale (molekulare dhe serologjike)       31,093

Raste pozitive                    3188

Raste të shëruara            1832

Raste Aktive                       1273

Humbje jete                      83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   509

Durrës                  215

Shkodër                               173

Vlorë                     116

Lezhë                    64

Fier                                        41

Elbasan                                 33

Korçë                    32

Kukës                    32

Berat                     24

Gjirokastër         17

Dibër                     17

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *