Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën 369 persona nga COVID-19. Në raport me një ditë më parë, numri i viktimave ka shënuar një rritje të lehtë, pasi ishin 236 vdekje.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali kanë pësuar rritje edhe rastet me COVID-19. Këtë të martë janë regjistruar 1444 të infektuar.  Të martën, vendi fqinj regjistroi 1.075 pacientë të prekur nga Covid-19.

Deri tani, numërohen në total 29.684 viktima dhe janë 214,457 të infektuar.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *