Megjithëse qarku Dibër mbetet i fundit në renditjen e 12 qarqeve për nga numri i rasteve aktive në të gjithë vendin, dy ditët e fundit ka patur një rritje të të prekurish.

Nga tamponët e dërguar për analizë në ISSH kanë rezultuar në Mat vetëm në 2 ditët e fundit 13 raste pozitive me Covid-19. Burime pranë NJVKSH Mat bëjnë të ditur se rastet janë në institutione arsimore, shëndetësore e polici.

Qarku Dibër në hartën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë është me ngjyrë të verdhë për shkak të numrit të rasteve aktive që ka për momentin.

Ndërkohë, po 13 raste janë shënuar këtë të hënë në të gjithë Qarkun Dibër. 6 raste në Mat, 5 në Dibër  dhe 2 raste në Bulqizë.

Aktualisht numri i të infektuarve aktiv në të gjithë qarkun Dibër është 127 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *