Subscribe

Shtohen rastet e reja me koronavirus në vendin tonë. Epidemiologia Eugena Tomini deklaroi këtë të mërkurë në daljen për mediat se brenda një dite janë konfirmuar edhe 16 të infektuar të tjerë. Në këtë mënyrë, numri i të prekurve shkon në 766. Mes rasteve të reja, janë edhe 3 të importuara nga Kosova

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 rast në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.”

Të martën pati 14 raste të reja, çka do të thotë se ka një rritje të lehtë të të infektuarve. Ndërkohë, rritje ka pësuar edhe numri i të shëruarve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:         

BashkiaTë prekurTë shëruar
Tiranë318202
Shkodër10871
Krujë1029
Durrës4238
Fier3732
Kurbin31 
Korçë1918
Elbasan1815
Kukës1810
Lezhë1414
Has1412
Kavajë98
Lushnje74
Vlorë54
Pukë54
Mirditë53
Rrogozhinë44
Tropojë44
Berat42
Mallakastër11
Mat1 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *