Subscribe

Pas me shume se nje viti pakënaqësi, debate dhe akuza, per mosrealizim te planit, administrata doganore ka shënuar nje pike kthese. Per dy muajt e pare te vitit 2016, rezulton se doganat kane realizuar planin ne masën 105 % ku konkretisht importi i mallrave te akcizës ka shënuar nje rritje te ndjeshme. Ajo qe te bie ne sy, nëse u referohemi shifrave, rezulton se ne janar –shkurt jane zhdoganuar 171 ton me shume cigare, se e njëjta periudhe e nje viti me pare. Ndërkohe qe edhe karburantet rezultojnë se jane zhdoganouar 24 mije tone me shume. Per këto dy mallra ka patur edhe akuzat me te mëdha per kontrabande nder vite, por edhe kohet e fundit, duke patur parasysh qe konsumi si për cigare dhe per karburante nuk ka pësuar rënie. E njëjta situate konstatohet per per produktin e birrës dhe te verës, ku importi i tyre është rritur konkretisht me 10 dhe 74 mije litra. Edhe pse ne dy muajt e pare te vitit nuk kemi ndonjë rigjallërim ekonomik, efekti i kësaj situate duket se vjen pas presioneve te shumta ndaj administratës doganore. Eksperte te fushës kane ngritur shqetësimin per nivelin e larte te kontrabandës, nivel ky i cili nuk pati efekt ne rënie edhe pas asistimit te kompanisë angleze Crown Agent. Ne fund te 2015, vete kryeministri Rama pezulloi te gjithë drejtuesit e doganave, per mos mbledhjen e te ardhurave.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *