Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka çuar në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e çmimeve të shërbimeve dentare.

 

Në një njoftim për mediat, ministria ka bërë me dije se iu drejtua gjykatës pasi Urdhri i Stomatologut nuk ka tager për të vendosur rritjen e tarifave.

 

“Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.”

 

Sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *