Një aksident ajror ka ndodhur mbrëmjen e sotme (05 shkurt) në Castelguelfo të Italisë.
Rrëzimi i avionit ndodhi brenda pronës së kështjellës mesjetare të Castelguelfo, e cila i përket familjes Rovagnati, themeluesit e kompanisë së njohur të sallameve me të njëjtin emër.
Si pasojë kanë humbur jetën tre persona që ndodheshin në bord, mes tyre një biznesmen. Helikopteri ishte në fazën e ngritjes dhe, pas një tentative të pasuksesshme, mund të ketë tentuar të rikthehet për ulje emergjente.
Mediat e huaja raportojnë se në momentin e aksidentit, zona ishte e mbuluar nga një mjegull e dendur.
Kryebashkiaku i Nocetos, Fabio Fecc ka reaguar menjëherë, duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.
“Kam pasur kënaqësinë e madhe të njoh Lorenzo-n kur vinte me babain e tij. Kanë mbi 30 vite që i njoh, që nga momenti kur u vendosën këtu dhe blenë kështjellën e Castelguelfo-s dhe fermat e derrave që ndërtuan. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë, është një familje me shumë përulësi. Babai i tij ishte një njeri i thjeshtë, një sipërmarrës i madh dhe Lorenzo po mishëronte gjithçka që kishin ndërtuar prindërit e tij, së bashku me nënën dhe vëllain,” tha kryebashkiaku i Nocetos, Fabio Fecci.





