E premte, 23 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohen disa avionë ushtarakë amerikanë në Kuvajt

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Kuvajtit njoftoi se disa avionë ushtarakë amerikanë u rrëzuan mëngjesin e së hënës në territorin e këtij vendi, por pilotët dhe ekuipazhet shpëtuan.

Autoritetet nisën menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa ekuipazhet u evakuuan dhe u dërguan në spital për kontrolle shëndetësore dhe trajtim të nevojshëm.

Reklamë

Zëdhënësi shtoi se ka pasur koordinim të drejtpërdrejtë me forcat amerikane për detajet e incidentit dhe se janë marrë disa masa të përbashkëta teknike.

Sipas tij, autoritetet po vazhdojnë të hetojnë, për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Deri tani, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara – Centcom nuk ka reaguar për këtë incident.

Vazhdo të lexosh

Reklamë