E djathta ekstreme në Francë është shndërruar në një potencial kërcënues për garën e presidentit Emmanuel Macron, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të Elizesë.

 

Sfiduesja e tij, Marine Le Pen i qëndron qasjes për të tërhequr vendin nga NATO dhe fitorja e saj jo vetëm që do të nënkuptonte një shkëputje nga vlerat thelbësore të BE-së, por do të ndryshonte tërësisht kursin e unionit.

 

Në një konferencë shtypi në Paris, Le Pen u shpreh se nëse ajo fitonte presidencën, Franca do t’i qëndronte besnike NATO-s edhe pas tërheqjes nga struktura e saj komanduese ushtarake. Parisi gjithashtu do të dërgonte pajisje dhe do të ndante inteligjencën për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Le Pen nuk kërkon një “Frexit” nga BE, megjithëse synon të përgjysmojë kontributin neto të Francës në bllok.

 

MARINE LE PEN KANDIDATE PER PRESIDENTE
“Është e vërtetë që ka dy vizione të Evropës, por nuk është një vizion pro-Evropë dhe një tjetër anti-Evropë, ka të bëjë me mënyrën se si është organizuar Evropa. Sjellja e BE-së në vitet e fundit është ndoshta në rrënjë të dyshimit gjithnjë e në rritje popullor francez për unionin.”

 

Si një ish-deputete e Parlamentit Evropian, pikëpamjet e saj populiste ekonomike për ndihmën shtetërore dhe ulja e taksave të brendshme për mallrat e konsumit do të thyente rregulloret e tregut të lirë të BE-së, njëlloj si premtimet e tjera të politikës së saj për imigracionin, tregtinë dhe supremacinë e ligjit francez mbi bllokun. Sipas analistëve, Le Pen ndoshta do të prishte raportin franko-gjerman që ka përcaktuar shumë nga politikëbërja e fundit e BE-së dhe ka drejtuar zhvillimin e bllokut.

 

Nga ana tjetër, rivali i saj i djathtë, Eric Zemmour, me pikëpamje edhe me ekstreme, e ka bërë atë të duket një kandidate më e pranueshme. Pas humbjes në raundin e parë, Zemmour u kërkoi mbështetësve të tij që të votojnë Le Pen në 24 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *