Subscribe

Teknologjia është gjithmonë e më e pranishme në jetën e secilit prej nesh por krahas përfitimeve dhe nevojës, veçanërisht për prindërit, është kthyer në një sfidë të përditshme.

 

Mjekët pediatër tërheqin vëmendjen për rrezikun që mbart ekspozimi i tepërt ndaj ekraneve, sidomos në moshat 0 deri në 2 vjeç, ndërsa theksojnë se po përballemi gjithnjë e më shumë me autizmin virtual.

 

LIRA GJIKA

 

MJEKE PEDIATRE

 

“Shpeshherë prindërit,  që të mos qajë fëmija, apo bezdisen se kanë një punë për të kryer, padashur e vendosin përballë teknologjisë, ka raste që teknologjia është kthyer në babysitter, haset që në moshën 40 ditësh. Ngarkohet syri dhe jo fjala, pra fëmija merr informacion por nuk shkëmben.”

 

Mjekja Lira Gjika shpjegon më tej se çrregullimet në sjellje janë të dukshme dhe nevojitet që prindërit të ndërhyjnë sa më parë të jetë e mundur.

 

“Nuk arrijnë të komunikojnë, nuk arrijnë të dëgjojë emrin e vet, jo se nuk e di por nuk e kupton që duhet të komunikojë, të kthejë kokën sepse duke qënë përpara teknologjisë ai nuk shkëmben por vetëm merr informacion, por si përpunohet si shkëmbehet nuk di, prandaj në dy vitet e para nuk duhet të ketë fare. Kur shihen këto shenja, të përfshihet menjëherë në mjedise didaktike, çerdhe apo kopshte sepse aty duke mësuar me moshatarët dhe duke ndenjur në grup, ngacmohet truri.”

 

Vëmendja e duhur që në moshë të vogël, konsiderohet thelbësore për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve, ndërsa sipas mjekëve kësaj problematike i duhet kushtuar shumë rëndësi edhe në çerdhe, kopshte apo konsultoret e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *