Subscribe

Ish drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Genc Juka është i mendimit se urdheri i ministrit për të kontrolluar mishin që importehet nga Brazili në bazë rrisku, nuk ofron sigurinë e duhur për konsumatorin.

Sipas tij ministria e Bujqësisë duhet të detyrojë tregtarët të importojnë mish veëm nga stabilimentet e certifikuara nga Bashkimi Europian, I cili jep garancinë e duhur për konsum.

 

Urdhri duhet të ishte formuluar ndryshe. Ne jemi një vend që aspirpojmë të hyjmë ne BE ndaj minsitria duhet të detyrojë që importusit të marrin mish vetëm nga 80 stabilimentet e Brazilit që janë të certifikaura nga strukturat e bashkimit europian. Një urdhër I tillë do ti jepte qytatirtui garancinë e duhur se po  konsumon një produkt njësoj si një vendet e tjera të BE-së, thotë Juka.

 

Brazili është shteti që mban rekord për eksportet e mishit, kryesisht drejt Europës. Por në tre vitet e fundit rreth 27 ngarkesa me mish që kanë ardhur në shqiëria janë evidentuar me prezencë salmonele duke bërë që ato të kthehen në vendin e origjinës.

 

Në Brazil  numërohen 5000 stabilimente. Por vetëm 80 prej tyre janë të certifikuara. Nga ana tjetër edhe laboratori ynë ISUV nuk është në gjëndje të kryejë analizat e sakta për salmonelën pasi janë 3 ijë llojë salmonelash, ndaj shmangia e kësaj situate është importi nga stabilimentet e garantuara.

 

Nga muaji shkurt, cdo biznes që importin mish nga Brazili do të kontrollohet me bazë rrisku.

Ndërsa deri më tani verifkohej cdo ngarkesë. Kjo do të thotë se niveli I kontrolleve në raport me ngarkesat që vijnë do të jetë shumë herë më I vogël, duke ngritur pikyetje mbi efektivitetin e kësaj nisme të ministrisë së Bujqësisë.      

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *