Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer në plevicë një ndër momentet më të vështira për të, që u reflektua gjerësisht në media Brenda e jashtë vendit.

Bëhet fjalë për arrestimin e saj, që siç ajo tregoi, ndodhi në orën 5 të mëngjesit, teksa me të ndodhej edhe e bija.

“Kjo gjë më ndodhi krejt papritur, flija gjumë në shtëpinë time, ishte ora 5 e mëngjesit, më ra dera edhe u paraqitën Forcat e Rendit, rreth shtatë, për të më arrestuar. Duke mos pasur lidhje me ambiente kriminale ti fle i qetë edhe kjo gjë që ndodh papritur…Ndjenjë absurdi, përzier me shokimin, me mosbesimin, të shohësh jetën tënde të përmbyset për 5 minuta, të shohësh fëmijën tënd që ta marrin duke qenë mirë e bukur duke fjetur me të, thjesht ta marrin sikur është asgjë”, tha ajo.

“Prime” i tretë i spektaklit më të ndjekur në Shqipëri “Ferma Vip” transmetohet çdo të hënë dhe të premte në orën 21:00 në Vizion Plus dhe 24 në 24 në dy kanale të dedikuara në Tring, “Ferma Vip 1” dhe “Ferma Vip 2”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *