Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, është shprehur se e ardhmja e Ballkanit është shoqëria e cila është e hapur për të gjithë njerëzit, kulturat dhe religjionet.

 

Ndërkohë në lidhje me mundësinë e ndryshimit të kufijve, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka theksuar se kjo ide nuk gëzon simpati as në vetë regjonin e Ballkanit.

 

Sipas tij, se çka mund të arrijnë diplomatët e guximshëm mund të shihet në rastin e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe marrëveshjes së tyre për emrin. “Për këtë jam optimist, se me vullnet të mirë dhe kurajo mund të arrihet një zgjidhje creative mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Roth.

 

Ndërkohë në fund, Roth shtoi po ashtu se Gjermania është e vetëdijshme për rolin e saj në Ballkanin Përendimor, mirëpo se edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë shumë i kujdesshëm në zgjidhjen e çështjeve të regjionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *