Subscribe

Grupi hetimor nuk ka ende të qartë rolin e Ragip Hajdinit, i njohur si “daja nga Kosova” në bandën e grabitësve të Rinasit.

 

Nisur edhe nga begraundi i 50 vjeçarit i cili ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg flori nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës 7 vjet më parë, dyshohet se ai mund të ketë ndihmuar grupin në infrastruktur për të siguruar furgonin nga Kosova si dhe për hartimin e planit për supërgrabitjen e rreth 6 mln eurove.

 

Sipas burimeve për momentin përjashtohet mundësia që Ragip Hajdini të ketë qenë një nga 5 personat që hynë në pistën e rinasit mesditën e 9 prillit.

 

Për këtë po verifikohen në sistemin TIMS edhe hyrje daljet e 50 vjeçarit në Shqipëri gjatë muajve të fundit për të hedhur më shumë dritë mbi aktivitetin e tij.

 

Identifikimi i Ragip Hajdinit por edhe gjithë bandës së grabitësve erdhi pas dëshmisë së Alkond Bengasit, të afërmit të Klement dhe Eldi Çalës, vëllezërve që vijojn të jenë në kërkim.

 

Në dëshminë e Bengasit permendet edhe shtetasi Talo Çela dhe një shtetas tjetër nga Kosova, persona që po ashtu kërkohen nga grupi hetimor për të verifikuar implikimin e tyre, përfshirë edhe një femër.

 

Gati 3 javë pas supergrabitjes së Rinasit 6 persona janë arrestuar ndërsa një nga krerët e grupit Admir Murataj u vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit.

 

Ditën e ngjarjes krahas armatimit të rëndë, hetimet zbuluan se 47 vjeçari mbante me vete edhe një aparaturë për bllokimin e valëve telefonike.

Admir Murataj dhe Klement Çala ishin në këkrim ndërkombëtar edhe nga Greqia por kjo nuk i pengoi që të riorganozoheshin sërish për të realizuar një nga grabitjet më spektakolare.

 

Vizion plus ka siguruar edhe një foto të Admir Muratajt në vilën e tij në vitin 2017, pak ditë para grabitjes së blindave me para në qafë kashar, ngjarje për të cilën arriti t’i shpëtoi operacionit “ patriot ” ku u arrestuan bashkëpunëtorët e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *