Subscribe

Vendimi i parë që morri qeveria Rama, ai i ndalimit të importit të mbetjeve urbane, mund të kthehet sërish në fuqi. Një kërkesë e shoqatës së ricikluesve, e cila argumenton se rrezikon falimentin, nëse vijon të përpunojë vetëm materialet e territorit shqiptar, ka bërë që qeveria të mendojë dhe njëherë lejimin e futjes në vendin tonë të një kategorie mbetjesh, të cilat nuk etiketohen si të dëmshme. Eduard Shalsi tha se ka kohë që po punohet me një listë të detajuar të mbetjeve që mund të lejohen të hyjnë në territorin shqiptar dhe se vendimi përfundimtar do të merret pas konsultave me shoqërinë civile. Një nga kauzat kryesore të socialistëve në fushatën e 2013-ës, e cila i solli në pushtet ishte anulimi i ligjit të qeverisë Berisha për lejimin e importit të mbetjeve. Në atë kohë ambientalistët dorëzuan edhe një kërkesë për referendum. Ende nuk është qartë reagimi i shoqatave mjedisore, por ata do të japin komentet e tyre, pasi të publikohet lista me mbetjet që do të lejohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *